Nga Shqipëria / E Hënë 12 Mars 2018, 16:04

Mister: Erdhën për punë, por zhduken në mënyrë të papritur 9 shtetas të huaj në Durrës

Së  fundmi nje ngjarje e mistershme ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit, ku 9 shtetas të huaj të ardhur nga Napali janë zhdukur në mënyrë të mistershme duke braktisur bagazhet e tyre dhe dokumentacionet.

Ata kishin mbërritur në datën 10 mars në Rinas, ku dhe më pas do akomodoheshin në një hotel në Durrës. Siç është mësuar 9 shtetasit e huaj kishin mbërritur në Shqipëri pasi do punësoheshin si marinar në anijet e Durrësit.

Sipas policisë ata një ditë më pas kanë braktisur bagazhet e tyre dhe dokumentacionet në Durrës dhe nuk dihet se ku ndodhen momentalisht.

‘DurrësLajme’ ka shkruar se gjatë hetimeve të deritanishme nuk kanë vërejtur ndonjë gjë të jashtëligjshme apo të dyshimtë rreth nepalezëve. Ndërkohë largimi i tyre i papritur mbetet ende i veshur me mister.