Nga Shqipëria / E Hënë 12 Mars 2018, 15:03

Rastësi apo kopjim? Françeska pozon njësoj dhe me të njëjtën veshje si Oriola

Ato janë dy nga vajzat me sexy të showbizzit shqiptar, ku shpesh me pozat provokuese dhe fotot hot marrin vëmendjen e publikut dhe të mediave. Bëhet fjalë për Oriola Marashin dhe Françeska Jaçen, të cilat edhe pse nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën janë shumë të përfolura në mediat rozë.

Së  fundmi diçka që ka rënë në sy ka qenë edhe ngjashmëria e madhe që dy vajzat kanë në një foto ku të dyja ndodhen në Romë në Fontana Di Trevi. Edhe pse Oriola në fakt e ka postuar prej kohësh foton në atë vend, mesa duket Françeska ka zgjedhur që të bëjë edhe ajo një foto të tillë në Itali, ku shfaqet në të njëjtin vend si Oriola dhe çuditërisht me të njëjtën veshje.

Dhe lind pyetja nëse Françeska është inspiruar apo e ka kopjuar Oriolën në këtë foto? Apo është thjesht një rastësi dhe dy vajzat janë fanse të kësaj veshje./Burimi:Intv.al