Nga Shqipëria / E Hënë 12 Mars 2018, 15:03

Fiori feston ditëlindjen, Rozana Radi përlot me urimin emocionues për mikeshën e saj

Ditën e sotme gazetarja e njohur Fiori Dardha feston ditëlindjen dhe mikesha e saj prej vitesh Rozana Radi ka bërë një dedikim shumë prekës për shoqen dhe bashkëpunëtoren e saj.

Ajo nëpërmjet një postimi në instagram ka bërë një dedikim për Fjorin, duke kujtuar gjithë këto vite miqësi ndërmjet tyre e madje dhe momentet e zënkave të tyre që edhe pse kanë qenë të shumta nuk kanë arritur të prishin miqësinë e tyre.

“Ditet e lindjes na kujtojne sa i bukur dhe i veshtir njekohesisht ka qene rrugetimi i jetes tone! Kujtime vajzash te cilat pas shume sakrificash ne nje fare menyre ja dolen te realizojne deshirat e tyre. 

Sot e 100 vite ne ditet tona te lindjes ne do kujtojme perhere te qeshurat, lotet, zenkat, perqafimet e ne fund jemi po ne , ato qe kemi qene gjithmone ! Dhe nje dite nese Zoti e ka shkruar do ulemi me nje kafe turke perpara ne ditelindjet e njera tjetres duke i treguar niperve e mbesave "kujtimet e vajzave te guximshme"  PS - (Si gjithmone ti do mundohesh te me besh me faj mua qe skam faj fare) 

Nejse ke ditelindjen te fjalet. Madje une them qe ditelindjen tende ta shpallim feste Kombetare 100 vjec Abelit dhe mamit te Abelit,”-përfundon Rozana  në rrjete sociale.