Ata janë një nga dyshet më të përfolura të momentit. Janë parë shpesh nën shoqërinë e njëri- tjetrit dhe mediat kanë filluar të aludojnë menjëherë se mes tyre ka diçka më shumë sesa shoqëri. Bëhet fjalë për Ilda Bejlerin dhe deputetin e Partisë Demokratike Klevis Balliu, të cilët prej disa javësh kanë qenë në të gjitha mediat rozë, ku u përfol gjatë se mes tyre kishte një histori dashurie e se madje shumë shpejt do të nisnin dhe bashkëjetesën.

Mirëpo që të dy kanë qëndruar shumë diskret për këtë gjë dhe në intervistat e tyre kanë mohuar se diçka e tillë është e vërtetë dhe se ata janë thjesht miq.

Në një intervistë që ka dhënë ditën e sotme deputeti ne Ora News, ka treguar një herë e mirë se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se miqësi.

“Unë me Ildën jem miq, njihemi prej kohësh. Ato janë lajme të rreme. E kam shumë shoqe, është super gocë, super gazetare, ka thyer dy-tre tabu në televizion, por nuk është ajo që raportohet”, ka sqaruar ai.




