Aktori i njohur shqiptar Timo Flloko ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin ‘Wake up’ ku ka folur për karrierën e tij dhe për librin e ri me poezi që titullohet ‘Kërcim në bosh’. Ndër të tjera ai ka treguar diçka më shumë për jetën e tij private dhe për marrëdhënien që ka me bashkëshorten regjisoren e njohur Vera Grabocka.

Si ka treguar dhe aktori bashkëshortja e tij është e para që lexon poezitë e tij dhe se për të mendimi i saj ka shumë rëndësi, duke qenë se ajo nuk gabon asnjëherë.

“Verës ia dëgjoj gjithmonë mendimin. Ajo nuk gabon, ajo di të thotë çfarë është e rëndësishme dhe çfarë jo. Për mua ka shumë rëndësi opinioni i saj”, u shpreh aktori.



