Nga Shqipëria / E Hënë 12 Mars 2018, 14:02

Tragjike: Vdes vajza e biznesmenit pas festës së beqarisë në koncertin e Rita Orës

Të gjitha mediat e huaja janë pushtuar ditën e sotme nga lajmi se vajza e biznesmenit të njohur turk Huseyin Basaran vdiq në një aksident ajror, kur avioni i saj privat me 11 pasagjer ra në Iranin jugperëndimor.

Siç dihet ajo pas ca javësh do ti jepte fund beqarisë duke u martuar dhe për këtë arsye kishte organizuar këtë udhëtim për të festuar natën e beqarisë, ku së bashku me shoqet kishte qenë prezente pak para aksidentit në koncertin e këngëtares shqiptare Rita Ora.

Menjëherë pas festës ajo dhe shoqet kanë hipur në avionin që u mori jetën dhe aksidenti fatal ka ndodhur në Kiyar mes Provincës Chaharmahal dhe Bakhtiari.