Nga Shqipëria / E Hënë 12 Mars 2018, 13:01

Sherri vazhdon: Ledri e bëri me probleme psiqike, por Blunt ka dy fjalë për ti thënë

Sherri i bujshëm mes DJ Blunt, Real 1, Redbox dhe Ledrit mesa duket nuk do të këtë një fund. Pasi menduam se çdo gjë mes reperave ishte sqaruar ata sërish e rikthyen këtë sherr virtual mes tyre në vëmendjen e mediave. Ka qenë Ledri Vula ai i cili për herë të parë ka reaguar mbi akuzat e DJ Blunt në emisionin ‘Jo vetëm modë’ ku ka treguar se nuk e di se çfarë problemesh psikike ka Dj njohur.

“Po tani çfarë problemesh psiqike ka, unë s’jam psikiatër” është shprehur reperi i njohur.

Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar DJ Blunt i cili nëpërmjet një videoje në instastory tregoi sesi fansat e Ledrit i kanë çuar mesazhe duke treguar se reperi ishte gati duke qaj.

Ai gjithashtu ka treguar se që nga ky moment nuk do merren më me këtë çështje.

"Më treguan fansat e tua 10-vjeçare, më çuan mesazhe, më thanë që kishe bo plan me qajt. Pse u ktheve prapë këtë temë? Ne ta kemi thënë mendimin që kemi për ty. Ne jemi këtu me të drejtë, ti jo. Çfarë problemi ke tani? Prej këtij momenti unë dhe Real nuk do merremi më me ty, as me juve ", shprehet Blunt.