Viola Spiro ka qenë muajt e fundit pjesë e lajmeve rozë dhe kjo pasi i dashuri i saj u arrestua nga policia italiane për trafik droge. Që nga ajo kohë moderatrja ka qenë shumë e përfolur dhe ka marr vëmendjen e të gjithëve.

Mirëpo edhe pse i dashuri i saj është ende në burg, Viola vazhdoi jetën dhe ka postuar vazhdimisht foto në adresën e saj duke mbyllur komentet në këtë mënyrë ndjekësit e saj nuk kanë mundësi që ti komentojnë në lidhje me këtë ngjarje.

Por edhe pse Viola më parë mbahesh si një nga personazhet që vishesh shumë shtrenjtë dhe bënte një jetë luksoze, me udhëtime të ndryshme dhe blerje të shtrenjta, ajo së fundmi ka rrëfyer se nuk i del rroga për të blerë diçka, e se madje i kërkon lek borxh motrës nëse i nevojitet ndonjë gjë ekstra.

Moderatorja e njohur ka qenë e ftuar në emisionin 'Lart e poshtë', ku ka folur mbi blerjet e shtrenjta që ajo bën.
"Mundohem të blej dhe gjëra të shtrenjta, por kur janë outlet ose kur ka ulje, kur është diçka që bie në sy por nuk është masive. E urrej kur janë në modë dhe mund ta blej kushdo, pasi realisht të gjithë mund të blejnë një palë atlete të shtrenjta ose një veshje të shtrenjtë sepse mund të kursejnë. Edhe unë kam kursyer. Madje kam marrë dhe para borxh motrës time për të blerë një çantë të shtrenjtë që nuk mund ta përballonte një rrogë kështu që më duheshin ekstra.", ka treguar ajo./Burimi:Joq.al.



