Nga Shqipëria / E Hënë 12 Mars 2018, 12:12

Më në fund: Ami dhe Ermali bëhen prindër për herë të dytë, vjen në jetë vajza e tyre

Ditën e sotme moderatori i njohur Ermal Mamaqi dhe bashkëshortja e tij Amarda Toska janë bërë prindër për herë të dytë të një vajze.

 

Lajmin e ka dhënë vet moderatori nëpërmjet një postimi në Instagram, ku shfaqet së bashku me Amin dhe me vajzën e tyre të porsalindur.

“Zoti na bekoi përsëri, kësaj radhe me një vajzë.”-shkroi në postimin e fotos.

Ndërkohë çifti i njohur ka edhe një djalë më të madh i cili quhet Joel. Fotoja është pritur shumë mirë nga ndjekësit të cilët nuk nguruan të uronin Ermalin dhe Amin për vajzën e tyre, emrin e të cilës ende nuk e kanë zbuluar.