Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Mars 2018, 19:07

Rovena Stefa akuzon Elhaida Danin për hipokrizi: Erdhi më puthi e më dha 0 pikë

Rovena Stefa ka qenë ditën e sotme ftuar në emisionin ‘Thumb’ ku ndër të tjera ka folur edhe për pjesëmarrjen e saj në ‘Kënga Magjike’ ku nuk arriti të kalonte deri në natën finale dhe kjo për shkak të pikëve që kolegët e saj i kishin dhënë.

Ditën e sotme Rovena madje ka folur edhe për Elhaida Danin dhe e ka cilësuar atë hipokrite pasi pas skenës i ka thënë se e ka pëlqyer performancën e saj dhe më pas e ka votuar me 0 pikë.

“Ndoshta do të takohemi përsëri kur të bëhet ndonjë festival këtu sepse ajo nuk vjen nëpër koncerte kështu e unë nuk shkoj në mbrëmjet e saj të mëdha. Mund të vijë edhe të më puthë prap përpara dhe të më thotë sa bukur kë kënduar dhe të më vlerësojë prapë 0”, – tregoi Rovena me ironi.

“Përpara Këngës Magjike, ishim ulur po pinim kafe pas provave… ua sa bukur Rovena, sa bukur performanca, ishte e jashtëzakonshme e më përqafoi. Vetëm kur pashë që më dha 0 pikë. Uau thashë, hipokrizi e bukur. Prandaj këta kalojnë se këtë bëjnë!”, – ka rrëfyer këngëtarja e njohur.