Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Mars 2018, 19:07

Pak muaj pas ndarjes rrëfehet Hueyda El Saied, tregon si e zbuloi tradhëtinë e partnerit

Hueyda El Saied përpara disa muajsh i tronditi të gjithë me deklaratën e saj se i kishte dhënë fund martesës 5 vjeçare me burrin e saj francezë, pasi ai e kishe tradhëtuar.

Edhe pse ajo u mundua të tregohesh e rezervuar për këtë gjë tregoi se këtë ndarje e ka përjetuar shumë keq, duke qenë se nga martesa me të ajo ka dhe një djalë të vogël Gabrielin.

Mirëpo ditën e sotme ish balerina ka qenë e ftuar në ‘Thumb’ ku është pyetur nga gazetaret sesi e ka zbuluar tradhëtin.

“E kisha dhe unë gjurmën e gishtit tek telefoni i tij që mund ta hapja si passëord dhe e pash” – ka thënë ajo. Ndërkohë pyetjes së Fatmës nëse ishte një tradhëti që bënte fjalë për një lidhje paralele, Hueyda iu përgjigj: “Po, paralele, edhe pse nuk e di mirë sepse nuk iu futa shumë thellë situatës”.

Ndërkohë siç ka rrëfyer dhe Hueyda, ajo ka qarë për dy javë për këtë tradhëti dhe më pas ka mbledhur veten pasi kishte një djalë për të rritur.