Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Mars 2018, 18:06

Pa fjalë: Burri i Adelina Tahirit shpenzon shumën marramendëse për një palë këpucë

Adelina Tahiri mesa duket po jeton jetën e ëndrrave të saj, duke qenë se bashkëshorti i saj milioneri maqedonas çdo ditë e më shumë tregon se sa e do dhe se sa shumë e llaston këngëtaren e njohur.

Ndërkohë që dje tregoi se ajo dhe partneri i saj, të cilët janë aktualisht në pritje të një fëmije ndodheshin në Turqi me disa pushime dhe ai i shërbente asaj ushqim në shtrat, ditën e sotme i ka habitur të gjithë ndjekësit e saj me postimin që bëri.

Këngëtarja ndau me të gjithë  dhuratat që burri i saj i kishte blerë dhe një nga dhuratat që tërhoqi më shumë vëmendjen e ndjekësve dhe të mediave, ishin këpucët e mbuluara me gur të çmuar.

Këto këpucë janë të firmës së njohur Balenciaga  dhe mbajnë çmimin marramendës 2 mijë dollar.