Aktori dhe moderatori i njohur Ermal Mamaqi është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Ai me postimet e tij arrin që të shkrijë së qeshuri të gjithë ndjekësit e tij dhe shpesh herë bëhet pjesë e lajmeve për shkak të komenteve komike që lë në postimet e Vip-ave.

Ditën e sotme Ermali ka reaguar në një foto që ka postuar aktori i njohur Rezart Veleshnja duke e quajtur atë ordiner. Në një postim ku Veleshnja shfaqet së bashku me Bledi Manen i ka bërë tag Ermalit duke shkruar se janë duke e kërkuar.

Në këtë moment ka komentuar Ermali duke thënë: “Mos më kërko se unë nuk rri me ordinera”.

Ky koment ndonëse me shaka ka habitur dhe ka bërë për të qeshur shumë ndjekës të cilët kanë qenë kurioz edhe për përgjigjen që do jepnin dy personazhet e tjerë./Burimi:Intv.al




