Xheni dhe Benardi kanë qenë një nga çiftet më simpatik të edicionit të 9 të Big Brother, por edhe pse lidhja e tyre dukësh shumë mirë ata i dhanë fund çdo gjëje përpara disa muajsh dhe secili vazhdoi jetën e tij.

Por mesa duket ish banorja vazhdon ende të ndjej diçka për ish të dashurin e saj, të paktën këtë gjë ka treguar së fundmi në një intervistë.

Ajo ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Një kat më lartë’ ku moderatori Ermal Peci e ka pyetur sesi e ka pritur lajmin që Benardi është lidhur me një vajzë tjetër.

Në këtë moment Xheni shfaqet e befasuar dhe e ka mohuar menjëherë faktin që Bernardi të jetë i lidhur . Nga kjo gjë ajo tregoi qartë se vazhdon ende të ketë ndjenja për ish banorin.


