Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Mars 2018, 15:03

Shkon për të kryer celebrimet, por shqiptari ngel i shokuar nga ajo që zbulon për gruan

Historia e pabesueshme e Suad Morinës nga Fieri, i cili ka shkuar për të kryer celebrimet së bashku me të fejuarën e tij, por është përballur me një lajm tronditës pasi gruaja e tij kishte një tjetër martesë të shpallur në gjendjen civile të Korçës.

Ndërkohë që nga ai moment ai është hasur me një serë problemesh pasi ka kërkuar menjëherë që të tërheq dhe të anulojë aktin e shpalljes së martesës, por një gjë e tillë ishte e pamundur pasi Gjendja Civile e Fierit  nuk e bënte dot një gjë të tillë.

Për të zgjidhur problemin e tij ai ju drejtua emisionit investigativ ‘Stop’ ku dhe ka bërë të mundur që të marr një përgjigje ku thuhej se kërkesa e tij për zgjidhjen e martesës është pranuar, por atij do i duhet të presë një vit për tu martuar pasi nga sistemi do të fshihet pas një viti.

“Iu drejtova emisionit Stop për një arsye. U njoha me një vajzë para disa kohësh dhe vendosa të lidhesha e të martohesha me të. Bëra edhe shpalljen e martesës dhe kur erdhi koha për të bërë celebrimin dolise ajo kishte bërë një shpallje martese me dikë tjetër. Kur e mora vesh doja të tërhiqesha nga kjo. Tani më thonë se për një vit nuk ke të drejtë të bësh shpallje tjetër martese. Unë nuk jamë më me të se ajo është e martuar me dikë tjetër, ka bërë celebrim.”- u shpreh Morina.

Tashmë Suadi edhe pse u shpreh i tronditur nga ajo që mësoi tha se jeta vazhdon dhe do ti duhet të presë një vit për të kryer një martesë tjetër.