Ata janë një nga çiftet të cilët shpesh herë ngrënë kureshtjen e publikut dhe padiskutim bëhen pjesë e lajmeve rozë. Afrona Dika dhe Blero kanë disa vite që ndodhen në një lidhje, një lidhje kjo që edhe pse ka patur uljet dhe ngritjet e saj, ka arritur që të mbijetoj gjatë dhe madje së fundmi u përfol shumë se ata po përgatiteshin për martesë, e se madje kishin blerë një shtëpi bashkë për të filluar bashkëjetesën.

Mirëpo edhe pse të gjithë prisnim që çifti të bënte të ditur datën e kurorëzimit, ata mesa duket nuk kanë ndërmend ta bëjnë një gjë të tillë dhe kjo pasi i kanë dhënë fund lidhjes disa vjeçare.

Dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në Instagram dhe në një postim të bërë nga ana e të dyve, nisën dyshimet se ata janë ndarë përfundimisht.

Ishte këngëtari Blero i pari që reagoi duke postuar një foto të së bijës Tarës mbi të cilën shkruante: “Në jetën time nuk më duhet asgjë përveç teje dashuria ime”.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka reaguar edhe Afrona, e cila nëpërmjet një postimi është shprehur: “Përsërite këtë gjë deri sa ta kuptosh:Nuk më duhem njerëzve që nuk u duhem”.

Mesa duket mes tyre do ketë pasur ndonjë mosmarrëveshje që ka çuar në një ndarje të përkohshme mes tyre, gjë që ka ndodhur edhe disa herë të tjera në të shkuarën.



