Ata janë një nga çiftet e showbizit shqiptar që prej dy vitesh janë në një lidhje për të cilën nuk kanë pranuar asnjëherë publikisht. Mirëpo Çiljeta dhe Alban Hoxha duke qenë se janë kapur disa herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ata avazh avazh filluan të pranojnë se po përjetojnë një histori të bukur dashurie, të cilën duan ta mbajnë larg syrit të publikut dhe për këtë arsye asnjëherë nuk kanë postuar foto nga jeta e tyre.

Së fundi çifti i njohur ka festuar përvjetorin e dytë të lidhjes së tyre dhe Çiljeta nuk ka nguruar të shpërndaj disa foto nga festa intime në Whatsapp-in e saj.

Mirëpo edhe pse fotot ishin shpërndarë vetëm për miqtë e saj, disa prej tyre janë siguruar nga portali ‘Darling.al’ dhe në to shihet ambienti i zbukuruar me tullumbace dhe Çiljeta me Albanin duke mbajtur një tortë në formë zemre ku shfaqet një fotografi e tyre.




