Dy ish banorët e edicionit të kaluar të Big Brother, Fjorentina Halili dhe Olsi Klosi, mbeten padiksutim edhe në ditët e sotme një nga çiftet më të komentuara. Ata pasi i dhanë fund lidhjes së tyre janë diskutuar gjatë dhe kjo pasi siç dihet ndarja mes tyre nuk ka qenë dhe aq e mirë. Edhe pse ata kurrë nuk e treguan arsyen e ndarjes, u aludua se Olsi e kishte tradhtuar.

Mirëpo shpesh herë ata postojnë statuse të ndryshme dhe dedikime që shumë nga ndjekësit e tyre mendojnë se janë për njëri-tjetrin. Në një postim të fundmit nga ana e Fjorentinës ajo është shprehur shumë e bezdisur nga mesazhet e ndryshme që i vinë për Olsin dhe ka shpërthyer në një status, duke u shprehur se mes saj e Olsit çdo gjë ka mbaruar dhe as nuk duan t’ia shohin surratin njëri-tjetrit.

“Na keni çarë t*apin duke shkruajtur për Olsin. Kush është ky djalë ëëë? Dhe përsa i përket statuseve që zotëria bën s’jam në dijeni se as nuk e ndjekim njëri-tjetrin dhe i kemi bërë block njëri- tjetrit për të mos ja parë më surratin njëri- tjetrit, jo më të kundërpërgjigjem unë çfarë shkruan ai. Kështu që mos më çani më t*apin me këto budalliqe që më shkruani…” – ka shkruar Fjorentina.





