Ditën e djeshme në emisionin 'Rudina' ka qenë e ftuar një nga fotomodelet më të kërkuara momentalisht në Shqipëri, Endi Demneri, e cila përveç modelingur ka treguar se në fakt ka edhe një pasion tjetër që askush nuk e ka ditur. Endi merret edhe me pikturë dhe për këtë gjë është transmetuar edhe një insert ku shfaqësh modelja në një klasë pikture duke u pikturuar një telajo.

Në atë moment Endi është shprehur:” Kjo është piktura me të cilën po merrem për momentin”

Megjithatë e vërteta nuk ka qenë aspak kështu, pasi shumë student që ndjekin të njëjtën shkollë me modelen, kanë treguar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se ajo pikturë nuk është e Endit, por e dikujt tjetër.
Për këtë gjë ka reaguar edhe Sara Kapo e cila nëpërmjet një statusi në Insta Story ka shkruar: “Nuk e di me çfarë guximi këto fotomodelet marrin pikturën e dikujt tjetër dhe e shpallin si të vetën në televizion. Turp dhe gjynah për ty zemër!” – ka përfunduar ajo në postimin e saj.

Ndërkohë Endi ende nuk ka reaguar mbi këtë situatë duke qëndruar e heshtur deri në këto moment.




