Menjëher pas përfundimit të spektaklit të kërcimit ‘Dance with me’ Alketa Vejsiu lajmëroi se shumë shpejt në ekranin e Tv Klan do të niste emisioni më i ri dedikuar fëmijëve që do të quhet 'Në Kurthin e Piter Pan'.

Ndërkohë që të gjitha audicionet dhe përgatitjet kanë përfunduar pritet që shumë shpejt ai të startojë dhe këtë gjë e ka treguar edhe vet moderatorja nëpërmjet një postimi që ka bërë ditën e sotme.

Alketa Vejsiu ka shpërndarë promon e emisionit dhe nga ajo që duket edhe në video në këtë spektakël pritet që të ketë shumë të qeshura me batutat e fëmijëve.

“Do kënaqeni me mendjet brilante të fëmijëve shqiptarë! Nga Endemol në Klan. Një përrallë moderne për ata që nuk duan të rriten kurrë!”-ka shkruar moderatorja në përshkrimin e videos, ku një nga fëmijët shprehet se i ushqen qerpikët me supë me lëng mishi.


