Nga Shqipëria / E Premte 9 Mars 2018, 17:05

Përlot nëna e Ergi Dinit me fjalët rrënqethëse: “Për Fëmijët dhe vdekjen e vras”

Ditën e djeshme në ftesën e 8 marsit ndërsa të gjitha nënat kanë marrë urime dhe dhurata nga fëmijët e tyre, mamasë së këngëtarit të njohur Ergi Dini i cili u nda tragjikisht nga jeta në moshën 22-vjeçare në një aksident, i ka munguar urimi i të birit.

Ajo së fundmi ka ndarë dhimbjen e saj me të gjithë miqtë dhe ndjekësit në Facebook, ku ka publikuar disa vargje rrënqethëse ku rrëfen se tashmë ka gjetur forcën pas ngjarjes tragjike që i ndodhi të birit.

 

SE JAM NËNË Mos luaj me mua

O erë e marrë

Të vrapoj në shtegun tim

S’më ndalon dot

Edhe pse gjoksin e kam të çarë

Po të rrëzohem ngrihem prap..

Mos e provo të më ngrish o acar

Se akujt t’i shkrij në çast

Nuk ndalem dhe me zemër të çarë

Për Fëmijët dhe vdekjen e vras…. MIMOZA DINI