Nga Shqipëria / E Premte 9 Mars 2018, 16:04

Blendi Fevziu braktis gazetarin, i ofrohet posti i rëndësishëm dhe nisë karrierën e re

Lajme të reja dhe të papritura janë bërë të ditura së fundmi për gazetarin e njohur dhe moderatorin e emisionit ‘Opinion’ i cili sipas informacioneve të fundit mesa duket do heq dorë nga karriera e tij disa vjeçare në gazetari.

Sipas  burimeve të ‘Newsbomb.al’ Fevziut  do i futet diplomacisë dhe kjo pasi ai është emëruar nga Presidenti Hashim Thaçi konsull i Kosovës në Durrës.

Siç dihet diplomacia e Kosovës nuk jep shumë informacione në lidhje me çështjet diplomatike, por ‘Newsbomb’ ka bërë me dije se ka kontaktuar dhe me ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, i cili ka pohuar se diçka ka dëgjuar por nuk ka dashur të tregojë më shumë detaje lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë gazetari i njohur ende nuk ka reaguar mbi këto lajme dhe nuk dihet nëse ai vërtetë do heq dorë nga profesioni i tij dhe nga emisionin 'Opinion', për tu zhvendosur në Durrës për postin e ri.