Ditën e sotme gjithë opinion publik është shokuar kur është bërë i ditur lajmi se është arrestuar një 20-vjeçar, i cili akuzohet se ka përdhunuar një 70-vjeçare.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.H i nga Fushë -Kruja, cili në tetor të vitit të kaluar është futur në shtëpinë e të moshuarës dhe i është prezantuar si elektriçist i Korporatës së Energjetikës së Kosovës dhe ka kërkuar që të kontrollohet sahati.

Në një moment ai është ngjitur në katin e dytë dhe e moshuara ka shkuar për ta kontrolluar dhe në atë moment mendohet se 20-vjeçari e ka përdhunuar 70-vjeçaren.

Ndërkohë kjo çështje i ka kaluar prokurorisë dhe pritet që të merret një vendim për të riun./Burimi:Joq.al
