Nga Shqipëria / E Premte 9 Mars 2018, 15:03

Flor Mumajesi shpërblehet nga Youtube me një dhuratë speciale, ja për çfarë bëhet fjalë

Flor Mumajesi është një ndër kantautorët dhe këngëtarët më të njohur dhe më të pëlqyer në Shqipëri. Këngët e tij janë ndër më të klikuarat në Youtube dhe padiskutim kthehen menjëherë në hite.

Së fundmi këngëtari ka marr një dhuratë shumë special nga gjigandi Youtube. Duke qenë se kanali i tij Vevo në Youtube ka arritur së fundmi 100.000 ndjekës, ai është shpërblyer me një dhuratë simbolike, një  kornizë të ‘Gold Play Button’ që marrin të gjithë artistët që arrin një numër të caktuar ndjekësish.

Për këtë gjë ka reaguar edhe vetë këngëtari i cili e ka shpërndarë dhuratën në Instagram dhe ka shkruar: “Pak me vonesë, po s’ka gjë. Më mirë vonë se kurrë”.