Adelina Tahiri ka qenë një nga këngëtaret më të përfolura të muajve të fundit duke qenë se ajo i dha fund beqarisë në mënyrë të papritur me milionerin maqedonas Serjoza Markov, i cili është disa vite më i madh se ajo.

Për këtë arsye ajo u përfol shumë nga mediat . Por lajmet e reja nga ana e Adelinës nuk mbaruan me aq, pasi ajo pak kohë më vonë i habiti të gjithë kur lajmëroi se është në pritje të fëmijës së parë që do të jetë një djalë.

Dhe sigurisht duke qenë se këngëtarja është në muajt e parë të shtatzënisë, ajo është edhe shumë e përkëdhelur nga ana e bashkëshortit të saj, i cili e trajton atë si një princeshë.

Në fotot e fundit të postuara nga ana e saj ka treguar se momentalisht ndodhet në Turqi ku dhe me shumë siguri po shijon disa pushime . Ajo ka postuar një foto ku shihet një tabaka me një pjatë dhe disa fruta që qëndron në krevatin e këngëtares , me shumë siguri bashkëshorti i ka shërbyer asaj duke e llastuar në këtë mënyrë.



