Nga Shqipëria / E Premte 9 Mars 2018, 14:02

E papritur: Nëna e Ledrit vjen në Shqipëri, bëhet pjesë e jurisë së emisionit të njohur

Xheraldina Vula nëna e reperit të njohur Ledri Vula, e cila është edhe ajo po aq e njohur sa i biri e sidomos në Kosovë pasi si dihet për shumë kohë ajo ka moderuar një emision gatimi që titullohet ‘Diçka po zihet’.

Por së fundmi Xheraldina mesa duket do zhvendoset në Tiranë për një periudhë, pasi ajo do të jetë pjesë e jurisë së spektaklit më të ri që do të nisi së shpejti në RTSH. Bëhet fjalë për ‘Masterchef Junior’ ku shumë fëmijë do të marrin pjesë në këtë garë gatimi dhe do të vlerësohen nga juria, ku dhe në fund do të ketë dhe një fitues.

Këtë lajm e ka bërë të ditur gazetari Olti Curri dhe sipas Revistës ‘Who’ gjithashtu pjesë e jurisë do të jenë edhe Juli Zguro, shefi i kuzhinës në “Millenium Gourmet” si dhe Sokol Prenga, anëtar jurie në disa edicione të “Masterchef Albania” për të rritur, që është transmetuar në “Top Channel”.