Nga Shqipëria / E Premte 9 Mars 2018, 12:12

Ildës nuk i del inati, këtë herë çfarë nuk i tha Mustafa Nanos

Ditët e fundit të gjitha mediat kanë shkruar për sherrin mes moderatores së njohur Ilda Bejleri dhe gazetarit Mustafa Nano. Gjithçka nisi kur Nano në emisionin e tij ‘Provokacja’ bëri një monolog ku kritikonte ashpër veshjen e përdorur nga dy moderatoret Ilda Bejleri dhe Bora Zemani në emisionin e tyre. Ai arriti deri aty sa i quajti këto veshje vulgare dhe madje i krahasoi dhe me striptiste.

Mirëpo edhe pse Ilda reagoi nëpërmjet një postimi në instastory, ku postoi një koment që një person i panjohur kishte lënë për gazetarin e njohur, por ajo vetë asnjëherë nuk tha një përgjigje direkt për të.

Ditën e sotme moderatorja ishte e ftuar në emisionin e mëngjesi ‘Wake up’ ku foli për projektin e saj më të ri të quajtur ‘Rikthimi i dallëndysheve’ dhe u pyet nga moderatorët për komentin e Mustafa Nanos.

“Mua s’më dha asnjë ndjesi se Mustafa Nano s’është as Chanel as Karl Lagerfeld. Kështu që, përsa kohë një njeri s’ka lidhje fare me atë që thotë...Për më tepër që fotot që kishte nxjerrë s’kishin asnjë lidhje me emisionin e asaj dite. Ishin të tre viteve më para. Janë disa gjëra që kur je pjesë e medias duhet t’i pranosh dhe t’i injorosh. Mendoj që është diçka personale, që një njeri e ka të qëllimshme. Në botën e shoëbizit ku jetojmë ka aq njerëz me të cilët mund të merresh, këngëtarë apo aktorë. Pa fyer askënd, por besoj se ne si pjesë ë sportit dhe pjesës së medias nuk krahasohemi fare me disa fusha të tjera të artit. Edhe në Itali po të shohësh jam më e veshur se gazetaret atje.”-është shprehur moderatorja e njohur./Burimi:Anabel.al.