Nga Shqipëria / E Enjte 8 Mars 2018, 19:07

I publikuan fotot e para disa viteve, Oriola reagon ashpër dhe u shpall sfidë të gjithëve

Ditën e sotme të gjithë mediat kanë folur gjatë për disa foto që këngëtari Gjergj Kacinari ka hedhur ku shihet së bashku  me Oriolën përpara 6 viteve. Të gjithë janë habitur nga pamja e modeles së njohur, duke qenë se ajo aty duket shumë ndryshe nga sot.

Mirëpo për këtë gjë ka reaguar vetë modelja e njohur, e cila nëpërmjet një statusi të gjatë i ka akuzuar për bulizëm mediat, e madje më pas ka hapur një sfidë që e ka quajtur ‘Sfida e para pubertetit’ ku ka postuar rresht disa foto të saj ku ka qenë e vogël.

"Unë mendoj që ajo që ti e quan "i nxjerr të vërtetën" realisht është cyber bullying dhe është ligjërisht e dënueshme, është fatkeqësi që një injoranti t'i jepen të mira të përdorueshme si interneti e rrjetet sociale, por është më fatkeqësi që kemi individë të tjerë që e mbështesin e mendojnë se është argëtuese, e drejtë apo ku di unë dhe i japin platforma ekspozimi në TV. Më vjen keq me brezin e ri që po rritet me këtë frymë dhe në subkoshiencë po ju piqet ideja që është gabim të trajtosh komplekset që të ndihesh mirë me veten", shkruan Oriola.