Historia e trishtë e një gruaje e cila punon si shitëse lulesh, ka prekur ditën e sotme në festën e 8 marsit zemrat e shumë njerëzve. Bëhet fjalë për një zonjë e cila çdo ditë, e sidomos në raste festash, përgatit me shumë dashuri buqeta lulesh të cilat shkojnë në duart e grave të tjera, ndërsa për vete ajo asnjëherë nuk ka marr një lule nga ndonjë person i dashur.

"Lulen e parë për sot dhe gjithë jetën e mora nga një burrë i panjohur që bleu një buqetë dhe mori një lule dhe ma dhuroi mua" shprehet ajo.

Pavarësisht se në këtë ditë dhe ajo si gjithë gratë e tjera do të donte të ishte diku duke festuar festën e saj, ajo zgjedh që të rri në shi duke përgatitur vazhdimisht buqeta, për të bërë të tjerët të lumtur dhe në këtë mënyrë të fitojë edhe bukën e gojës.

E ndërsa e pyet se nëse ka marr ndonjë dhuratë nga bashkëshorti, qoftë edhe një lule, ajo është shprehur se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë, duke treguar në këtë mënyrë realitetin e shumë femrave shqiptare.

"Jo asnjëherë, s'kam marr asnjë lule", është shprehu zonja.
Por pavarësisht kësaj zonja e luleve vendos që në këtë ditë të rëndësishme të jap një mesazh të fuqishëm për të gjithë.
“Respektojeni sepse ajo është shoqja juaj e jetës, pas prindërve vjen bashkëshortja"./Burimi:Intv.al


