Bebe Rexha është padiskutim një shqiptare shumë krenare dhe nuk nguron ta shprehi këtë gjë vazhdimisht nëpërmjet postimeve të ndryshme dhe daljeve të saj.

Këngëtarja e famshme me origjinë dibrane së fundmi i ka habitur të gjithë teksa i ka kthyer përgjigje në shqip njërës prej fanseve të saj.

Një vajzë shqiptare i ka komentuar në postimin që ajo ka bërë, duke i thënë se sa krenar janë shqiptarët me Beben, e madje i ka uruar asaj edhe shumë suksese.
Mirëpo ndryshe nga komentet e tjera që janë bërë në këtë postim Bebe vendosi që ti kthej përgjigje vetëm kësaj dhe madje në shqip. Ajo i ka thënë vajzës ‘Flm’ dhe e ka bërë edhe tag.

Tashmë u vërtetua Bebe di të shkruaj shqip, e madje dhe me shkurtime si të gjithë ne. /Burimi:Intv.al



