Në festën e 8 marsit trashëgimtarja e ‘Top Medias’ Lori Hoxha ka dhënë një mesazh për të gjitha femrat e madje u ka kujtuar të gjithëve se është aty ku është jo fal babait të saj, pasi ajo dhe familja e saj ka luftuar e vetme këto vite për t’ja dal mban dhe se sa të vështir e kanë pasur ato si femra që janë.

Mirëpo ky shkrim nga ana e Lorit nuk është pritur mirë nga të gjithë dhe një ndër personazhet që ka reaguar kundra saj ka qenë ish banorja e Big Brother Ilda Gega.

Ilda ka qenë konkurrente në edicionin e parë të Bigut dhe mbahet mend për sherrin e bujshëm që ajo dhe një tjetër konkurrente bërën kur u zunë me pjata.

“O Zot i Madh, na lër rehat e mori dreqi! Jeta është kaq e vështirë kur nuk e di çfarë ngjyre ta zgjedhësh Lamorghini-n. Ne e dimë sa e vështirë është ta shtysh me meleona evro! Urdhëro!”-ka shkruar me ironi Ilda, duke shtuar në fund dy adresa të organizatave shqiptare për bamirësi.





