Nga Shqipëria / E Enjte 8 Mars 2018, 17:05

Nëna e Noizyt shpërthen në lot, surpriza e të birit e lë pa fjalë

Ditën e sotme reperi i njohur Noizy publikoi këngën e tij më të re me titull ‘Mbretëresha ime’ që ishte një dedikim për nënë e tij. Ai në vargjet e këngës kishe përshkruar se sa e rëndësishme është nena e tij për të, e madje kënga është aq prekëse sa të emocionon.

Mirëpo të gjithë ishim kurioz të shihnim sesi ka reaguar nëna e reperit pasi ka dëgjuar këtë këngë dhe Noizy i ka shuar kureshtjen të gjithëve duke postuar një video ku shfaqet nëna e tij që mban në krahë mbesën dhe është duke dëgjuar surprizën e të birit.

Ajo shihet shumë e prekur nga kjo dhuratë dhe ka shpërthyer në lot në momentin që në sfond dëgjohet kënga e Noizit i cili i kërkon falje për gabimet që ka bërë.

Pran videos reperi ka shkruar:Të dua Mam

 

Te dua Mam ❤️

A post shared by NOIZY (@zinizin) on