Nga Shqipëria / E Enjte 8 Mars 2018, 16:04

Nuk e uroi për lindjen e vajzës, por shihni çfarë i thotë tani Rezarta Zaiminës

Dy këngëtaret e njohura Zaimina Vasjari dhe Rezarta Shkurta kanë qenë dikur të pandara nga njëra-tjetra dhe në çdo event apo mbrëmje ato shfaqeshin gjithmonë së bashku, e madje dhe në pushime shkonin bashkë.

Mirëpo prej disa kohësh dy shoqet e ngushta nuk u panë më nën shoqërinë e njëra-tjetrës dhe të gjithë filluan të aludonin se dy këngëtaret ishin zënë dhe i kishin dhënë fund miqësisë së tyre.

Thashethemet filluan të forcoheshin edhe më shumë kur Rezarta nuk u paraqit në ditëlindjen e Zaiminës dhe në Baby-Showrin e vajzës, e madje nuk e uroi atë për lindjen e vogëlushes.

Pavarësisht gjithë aludimeve ditën e sotme Rezarta u ka dhënë fund thashethemeve, duke vërtetuar se mes saj dhe Zaiminës çdo gjë është në rregull.

Në foton që postoi Zaimina ku shfaqet fytyra e plotë e vajzës së saj [Lexo ketu], Rezarta ka lënë një koment duke u shprehur: “Goca ime e vogël”, një koment ky që tregon një afrimitet mes tyre, dhe Zaimina gjithashtu i ka kthyer përgjigje, duke i dërguar asaj disa puthje.