Nga Shqipëria / E Enjte 8 Mars 2018, 15:03

Duket si 15-vjeç por reperi shqiptar ka grua dhe fëmijë

Ndonëse është një nga këngëtarët më të rinj në skenën shqiptare, ai është bërë shumë i njohur nga publiku fal bashkëpunimit të suksesshëm që pati me reperin Getinjo që titullohej ‘Flex’ dhe këngës ‘Hala’.

Bëhet fjalë për këngëtarin me nofkën Fuego, emir i vërtet i të cilit është Ensar Elshani i cili në pamje të parë ngjanë si një djalë me moshë shumë të vogël, por të gjithë janë habitur kur është zbuluar se ai ka grua, e madje është baba i një djali të vogël.

Së fundmi janë bërë publike disa foto të këngëtarit ku shihet së bashku me partneren e tij dhe djalin e vogël që siç duket dhe nga imazhet duhet të jetë më i vogël se 1 vjeç.