Ditën e djeshme në emisionin 'Top Show Magazine' ka qenë e ftuar moderatorja Ilda Bejleri, e cila kohët e fundit është përfolur gjatë për një se ka nisur një marrëdhënie me deputetin e Partisë Demokratike Kevis Balliu.

Ajo në çdo intervistë që është e ftuar asnjëherë nuk i shpëton pyetjes se çfarë po ndodh me të vërtet mes saj dhe Kevisit. Mirëpo edhe pse dyshja është përfolur se do të nisi edhe bashkëjetesën bashkë, mesa duket ata ende nuk do e pranojnë publikisht lidhjen e tyre.

Mbrëmjen e djeshme Ilda është ngacmuar disa herë nga gazetari Ervin Kurti mbi këtë temë dhe reagimi i saj ka qenë shumë i qetë duke vazhduar të këmbëngul se mes tyre vërtet nuk ka gjë.

Në një moment Ervin Kurti i ka përmendur Ildës një intervistë të para disa kohëve, Klevis Balliu kishte deklaruar se moderatoret që i pëlqejnë më shumë janë Ilda Bejleri, Nevina Shtylla dhe Marina Vjollca.

“Po, e kam lexuar diku, por s’ka asgjë të keqe, ku është problemi këtu? I pëlqen futbolli, me sa duket...”, tha ajo.

Por gazetari nuk u ndal me kaq dhe vazhdoi ngacmimet e tij, duke thënë se Kevisi ndoshta e pëlqen për fotot provokuese që hedh në instagram, por Ilda nuk ka nguruar ti jap edhe një përgjigje për këtë gjë.

“Nuk e kuptoj, ku është problemi me Klevisin? Këto foto i kanë parë të gjithë.”, ka përfunduar ajo.


