Reperi Noizy kishte lajmëruar prej kohësh se në festën e 8 marsit ai do të publikonte një këngë, që është një dedikim për nënën e tij. Kënga doli ditën e sotme dhe mban titullin ‘Mbretëresha ime’ dhe është një surpriz shumë emocionues ku në fjalët prekëse që Noizy ka përdorur e gjejmë të gjithë veten.

Në këtë këngë ai ka treguar për marrëdhënien e veçantë që ka me nënë e tij dhe dashurinë e madhe që ka për të. Madje në fund të këngës këngëtari ka treguar se këto vargje i ka shkruar në ditën e ditëlindjes së saj, ku ishte shumë i prekur pasi nuk kishte mundësi të ishte pran saj dhe të festonte.

Ndiqni videon:



