Ditën e sotme një grua 74-vjeçare është arrestuar nga policia e Kukësit dhe i ka shokuar të gjithë pasi për 20 vjet rresht ka mashtruar autoritetet duke përfituar pension.

Bëhet fjalë për shtetasen XH.M 74-vjeç e cila banon në Shtiqen Kukës, pas një hetimi nga ana e policisë përkatësisht të seksionit kundër krimit ekonomik dhe financiar është arrestuar pasi akuzohet për falsifikim të dokumentave duke mashtruar me sigurimet shoqërore.

Në këtë mënyrë 74-vjeçarja ka përfituar pa të drejt për 20 vjet padrejtësisht një pension. Materialet i kanë kaluar momentalisht Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës dhe pritet të merret vendimi për të./Burimi:Shkodranews
