Nga Shqipëria / E Enjte 8 Mars 2018, 13:01

Shokuese: Gjyshja shqiptare 74-vjeç, në pranga për mashtrim

Ditën e sotme një  grua 74-vjeçare është arrestuar nga policia e Kukësit dhe i ka shokuar të gjithë pasi për 20 vjet rresht ka mashtruar autoritetet duke përfituar pension.

Foto ilustruese

Bëhet fjalë për shtetasen XH.M  74-vjeç e cila banon në Shtiqen Kukës, pas një hetimi nga ana e policisë përkatësisht të seksionit kundër krimit ekonomik dhe financiar është arrestuar pasi akuzohet për falsifikim të dokumentave duke mashtruar me sigurimet shoqërore.

Foto ilustruese

Në këtë mënyrë 74-vjeçarja ka përfituar pa të drejt për 20 vjet padrejtësisht një pension. Materialet i kanë kaluar momentalisht Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës dhe pritet të merret vendimi për të./Burimi:Shkodranews