Nga Shqipëria / E Enjte 8 Mars 2018, 12:12

Zaimina bën urimin më të ëmbël për 8 mars, zbulon për herë të parë fytyrën e së bijës

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari përpara një muaji u bë nënë për herë të parë të një vajze të cilën e quajti Khloe. Mirëpo si çdo nënë e re edhe ajo ka nguruar që të tregojë fytyrën e bebit të saj dhe gjithmonë kur ka postuar një foto është munduar që ta mbulojë atë me ndonjë figurë.

Por sot në festën e gruas këngëtarja e njohur ka bërë një përjashtim dhe ka zbuluar për herë të parë fytyrën e vajzës.

Së bashku me foton ku duket Khloe në ditën e parë të lindjes, Zaimina ka bërë dhe një urim dhe dedikim special për festën e 8 marsit.

“Shiko botën dhe buzëqesh sepse pa ty, jeta do të ishte e pamundur! Gëzuar ditën e gruas! Po ndaj me ju ditën e parë të jetës së vogëlushes Khloe.”-ka shkruar Zaimina në përshkrimin e fotos.