Nga Shqipëria / E Enjte 8 Mars 2018, 12:12

Mustafa Nano e ofendoi publikisht duke e quajtur vulgare, reagon ashpër Ilda Bejleri

Një monolog i bërë nga gazetari i njohur Mustafa Nano mbrëmjen  së martës në emisionin 'Provokacja' ku ai kritikoi publikisht veshjen e dy moderatoreve Bora Zemani dhe Ilda  Bejleri duke përdorur madje dhe fjalë fyese kundër tyre, u bë një nga temat më të diskutuara në mediat online.

Por edhe pse të gjithë menduan se dy vajzat nuk do reagonin mbi këtë çështje dhe gjithçka do kalonte në qetësi, mesa duket Ilda Bejleri ka vendosur ti jap një përgjigje Nanos.

Ajo ka postuar në insta story një koment të një personi anonim i cili ka shkruar: “O Muç katunari! Nuk e dija që paske marrë përsipër të përmirësosh moralin e shoqërisë shqiptare dhe mesa kuptoj unë, ta çosh 30 vjet prapa në vitet kur ti jetoje në Skrapar dhe ecje me këpucë ushtaraje dhe triko leshi të bërë me lesh batanije të vjedhur nga ndonjë repart ushtarak ku babai yt punonte si kapter. Ajo trikoja të mbante ngrohtë kur punoje te posta e Enverit dhe incizoje telefonatat e njerëzve për Sigurimin. Nuk e dija që Muçi spiuni qenka bërë moralist dhe u mëson shqiptarëve si të vishen. Një fshatar i lindur është armik i bukurisë. E vërtetove me këtë artikull Muç.

Përmbi këtë foto ajo ka shkruar: “Nuk e di kush je por... [duartrokitje]!"