Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Mars 2018, 19:07

E paparë: Moment kur David Beckam sheh për herë të parë Bella Hadid është thjesht epik

Modelja e njohur Bella Hadid është një nga femrat më ë bukura dhe më joshëse momentalisht në botë. Ajo po korr shumë suksese në karrierën e saj dhe sigurisht që është dhe një ndër modelet më të pëlqyera nga ana e meshkujve dhe beqar e të martuar vështir ti rezistojnë bukurisë së saj.

Së fundmi disa foto të shkëputura nga ndeshja ndërmjet Real Madritit dhe PSG ku shfaqet Bella dhe futbollisti i njohur David Beckam shumë të lumtur nën shoqërinë e njëri-tjetrit, kanë bërë xhiro nëpër media dhe sidomos moment ku David kapet duke vështruar Bellën e cila në ato moment ishte pa mendje.

Dy personazhet e njohur janë shfaqur shumë pranë duke qeshur vazhdimisht dhe gjithçka që dum të dimë tani është si ka reaguar vallë Victoria për këto foto?