Kuriozitete / E Mërkurë 7 Mars 2018, 18:06

Të pafata në dashuri: 3 shenjat e horoskopit të destinuara për të qenë përherë vetëm

Dashuria është një nga ndjenjat më të rëndësishme në jetën e njerëzve. Të gjithë gjatë jetës së tyre kërkojnë për gjysmën tjetër të zemrës që ta ndjejnë veten të plotësuar. Mirëpo jo të gjithë njerëzit kanë fat në dashuri dhe kjo gjë varet shumë me shenjën e horoskopit. Horoskopi ashtu si dhe në çështje të tjera të jetës dhe në dashuri tregon se sat ë suksesshme janë shenjat.

3 shenjat e pafata në dashuri janë Peshqit, Binjakët, Ujori:

1.Binjakët:

Edhe pse Binjakët janë një nga shenjat më pasionante të zodiakut, fatkeqësisht ose jo, marrëdhënia e tyre me dashurinë nuk është e tillë. Karakteri i tyre i dyjëzuar, dëshira për të kontrolluar gjithçka dhe mungesa e vullnetit për të marrë vendimet e duhura në momentin e duhur bën që shpeshherë të krijojnë një lloj barriere me partnerin a partneren. Mësoni t’u falni besim personave që keni në krah pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të krijoni një marrëdhënie të sinqertë e të vërtetë.

2.Ujori:

Kush ka fat në lojë, mesa duket nuk ka fat në dashuri dhe Ujori e di këtë më mirë së kushdo tjetër pasi shpirti i tyre rebel dhe dëshira e papërmbajtshme për të qenë i,e pavarur nuk është në favorin e tyre. Ujori shpeshherë është surrealist dhe i shmanget lidhjeve të dashurisë pasi i duket sikur dikush tjetër po fiton terren në jetën tij, sidomos në lirë e tij që e dëshiron aq shumë.

3.Peshqit:

Të fundit në renditjen e shenjave të horoskopit, por edhe në çështjet e zemrës. Edhe pse janë shenja më e ndjeshme dhe romantike e horoskopit, Peshqit nuk e kanë të lehtë të gjejnë rrugën e zemrës. Ata udhëhiqen gjithmonë nga emocionet dhe kjo i bën të paparashikueshëm. Kjo gjë i tremb partnerët e tyre./Burimi: Living.al