Blerim Destani është një nga djemtë më të lakmuar nga gjinia femërore. Ai përveç se një aktor i talentuar është madje dhe një nga meshkujt më të pashëm të showbizzit shqiptar dhe sigurisht interesi i fansave të tij për jetën private është shumë e madhe.

Mirëpo edhe pse Blerimi mundohet që çdo gjë ta mbaj në privatësi, ai është diskutuar shpesh për lidhjet të ndryshme që ka patur me femra të njohura të estradës shqiptare.

Por prej vitesh ai nuk ka bërë asnjë nga lidhjet e tij publike dhe mesa duket është ende beqar. Por sot na ka prezantuar me dashurinë e vërtetë siç e ka quajtur dhe ai, dhe bëhet fjalë për qenin e tij Balo.

Aktori na shpërndarë një foto ku shihet me qenin e tij dhe pran saj ka shkruar: “Dashuri e vërtetë”.



