Bebe Rexha është një ndër këngëtaret shqiptare e cila me hitet e saj është bërë dhe një ndër më të suksesshmet në tregun botëror. Ajo së fundmi madje ka shpërndarë dhe një foto ku shihet sesi kënga e saj dhe e dy këngëtareve të tjera me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe Rita Ora janë klasifikuar në Top 20 e këngëve më të luajtura në Britaninë e Madhe.

Për këtë gjë ajo madje ka shkruar se ndihet shumë krenare për të treja pasi me ndihmën e palodhur të prindërve të tyre ato kanë arritur të jenë shumë të suksesshme.
Në këtë foto nuk ka nguruar të komentoj edhe këngëtarja shqiptare Dafina Zeqiri e cila ka lënë disa emoji duartrokitjesh në postimin e Bebes.

Ky koment nuk ka kaluar pa u vënë re nga këngëtarja e njohur e cila i ka dhënë ‘like’ komentit duke treguar në këtë mënyrë se e njeh Dafinën./ Burimi:Intv.al




