Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri siç dihet prej kohësh i ka dhënë fund beqarisë me avokatin maqedonas dhe ata madje janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, që siç ka zbuluar dhe vetë këngëtarja është djalë.

Mirëpo ajo deri tani nuk kishte shpërndarë asnjë foto të barkut të saj, duke i lënë ndjekësit e saj të ishin kurioz sesi duket Adelina në muajt e shtatzënisë.

Megjithatë më në fund disa foto të bukuroshes shtatzënë janë bërë publike së fundmi nga mikesha e saj prezantuesja, Blerona Zeqiri, e cila ka qenë së bashku me këngëtaren dhe i ka nxjerr asaj një foto.

Në foto shihet Adelina e cila edhe pse ishte e veshur me një bluze të gjerë, prapë së prapi i dallohesh barku i rrumbullakosur, gjithashtu ajo kishte marr një nur të mrekullueshëm shtatzënie që e tregonte mjaft mirë këngëtaren.


