Në emisionin e ditës së sotme në Tv Klan ‘Kush vjen për drekë’ ka qenë i ftuar regjisori i njohur Leonard Bombaj i cili përveç gatimit foli dhe për jetën e tij private.

Ai madje zbuloi më në fund dhe një mister që shumë prej nesh me siguri e kanë pyetur një herë veten se çfarë lidhje ka Leonard Bombaj me Blerina Bombaj? Dy personazhet e njohur kanë të njëjtin mbiemër, mirëpo asnjëri nuk e dinte se ata në fakt kanë edhe lidhje familjare dhe madje shumë të afërta.

Ditën e sotme regjisori është pyetur nga moderatorja se çfarë e lidh atë me Blerinën dhe ai i ka habitur të gjithë kur ka thënë se në fakt nuk është rastësi që kanë të njëjtin mbiemër, sepse ai me dietologen e njohur janë kushërinj të parë.

"Blerina është vajza e xhaxhait tim”, ka thënë Bombaj gjatë emisionit duke shuar në këtë mënyrë kureshtjen e të gjithëve.




