Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Mars 2018, 15:03

Foto e rrallë: Presidenti Meta ndan momentin e veçantë nga fëmijëria dhe uron 7 marsin

Dita e sotme është një ditë e veçantë për të gjithë mësuesit të cilët në 7 mars festojnë festën e tyre. Kjo ditë është gjithashtu e speciale dhe për shumë personazhe të njohur të cilët me shumë mall kanë kujtuar sot mësuesen e tyre të parë, por ka dhe nga ata që kanë uruar edhe prindërit e tyre të cilët kanë qenë arsimtar.

Njëri prej tyre ka qenë edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili ka zgjedhur ditën e sotme një mënyrë shumë të veçantë për të uruar. Ai ka shpërndarë dy foto bardhë e zi, ku ai shihet shumë i vogël në moshë, në shkollën fillore pranë mësueses së tij.

Pran fotos kuptimplotë Presidenti Meta ka shkruar: ‘Sot në Ditën e Mësuesit, dua t’ju uroj nga zemra të gjithë mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë: Gëzuar 7 Marsin, ditën e nderimit të madh të veprës suaj të ndritur. Mirënjohja, dashuria e respekti do të shoqërojnë përjetësisht punën dhe misionin tuaj fisnik’.