Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Mars 2018, 14:02

Gazetari shqiptar i shokuar nga veshja e Bleonës: 'E dëshpëruar një antivlerë shqiptare'

Një nga gazetarët e njohur shqiptar Arben Manaj, i cili prej kohësh ndodhet në Britaninë e Madhe, ka reaguar së fundmi lidhur me paraqitjen shumë të komentuar që Bleona Qereti bëri në festën e çmimeve Oscars. Ajo u paraqit me një fustan që u cilësua si jo i përshtatshëm nga shumë media dhe madje dhe shumë portale të huaja shkruan dhe e kritikuar këngëtaren shqiptare për paraqitjen e saj.

Po aq i indinjuar me veshjen e Bleonës është shprehur edhe gazetari i njohur i cili nëpërmjet një statusi ku kishte shpërndarë artikullin e ‘Daily Mail’ e ka quajtur daljen e Bleonës të turpshme dhe aspak korrekte dhe e ka thumbuar atë ashpër.

'Tabloidi britanik ksenofob Daily Mail, sa here mundet na poshtron me antivlerat shqiptare! Kesaj here ka pikasur nje tjeter! Kur nuk behesh dot yll ne Hollivud, te ngel vetem roli i asteroidit te deshperimit, vanitetit dhe fatkeqesise njerezore! Kur te jete 100 vjetori i Oskarve, kjo figure e trishte trupore do jete totalisht transparente ne gjakimin per publicitet me cdo cmim! Keqardhje kombetare!' ka shkruar gazetari në postimin e tij Arben Manaj.