Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Mars 2018, 14:02

Nuk është rakia! E papritur por kjo është pija alkoolike e preferuar e shqiptarëve

Sipas një studimi të fundit të realizuar mbi pijet alkoolike ka rezultuar që rakia nuk është pija e preferuar dhe më e konsumuara nga ana e shqiptarëve. Edhe pse të gjithë mendojnë se ajo është ndër më të përdorurat në vendin tonë në fakt shqiptarët parapëlqejnë më shumë pijet alkoolike të forta, të njohura me termin spirits.

Siç ka treguar edhe harta e re e publikuar nga OBSH, 33 % e shqiptarëve konsumojnë birrë, 47.1 % pije të forta alkoolike dhe 19.3 % verë (0.6 % të ndryshme, të paspecifikuara).

Kjo hartë e bërë publike së fundmi ka treguar shpërndarjen në të gjithë botën të të gjithë pijeve alkoolike  të cila përdoren dhe konsumohen më shumë nga ana e njerëzve.

Më shumë se 45% e totalit të alkoolit të regjistruar konsumohen në formë të të pijeve të ndryshme alkoolike, kryesisht në Azinë Juglindore dhe Paqësorin Perëndimor.

– Përafërsisht 36% e alkoolit total të regjistruar konsumohet në formën e birrës. Konsumi i birrës është më i larti në Rajonin e Amerikës.

– Zakonisht, niveli i lartë i konsumit të përgjithshëm gjendet në vende të tilla si Federata Ruse, të cilat shfaqin konsum të lartë të birrës dhe konsumit të pijeve alkoolike te forta

– Konsumi i verës si përqindje e totalit të alkoolit të regjistruar është globalisht mjaft i ulët (8.6%), me nivele të konsiderueshme të alkoolit të konsumuar në formën e verës në Rajonin Evropian (26.4%).

– Pijet e tjera përveç birrës, pijeve alkoolike dhe verës (p.sh. verërat e fortifikuara, verërat e orizit ose pijet e tjera të fermentuara të bëra nga misër) kanë pjesën më të madhe në konsumin total të regjistruar në Rajonin Afrikan (48.2%) dhe në Mesdheun Lindor (31.3%).