Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Mars 2018, 13:01

Kush tha që është single? Rasheli prezanton të ‘dashurin’ publikisht

Rashel Kolaneci që pas daljes së saj të parë në emisionin ‘Xing me Ermalin’ ka marrë vëmendjen e plot të mediave dhe të publikut dhe është kthyer në një nga personat më të përfolur. Format e saj bombastike bëhen shpesh subjekt diskutimi dhe ajo arrin që çdo postim i saj të tërheq vëmendjen e duhur.

Mirëpo ajo prej kohësh ka deklaruar se është single dhe gjithmonë tregohet e rezervuar për sa i përket jetës së saj private.

Bukuroshja e ekranit së fundmi i ka prezantuar të gjithë ndjekësit e saj me të dashurin që rezulton të jetë një thes boxi. Ajo ka pozuar pranë një thesi boxi, ndërsa është duke ushtruar sportin e saj të preferuar dhe në përshkrim të fotos ka shkruar:“Këto është një video nga unë dhe i dashuri im”, duke treguar në këtë mënyrë se dashuria e vetme për të momentalisht është Kickbox, duke qenë se ajo është dhe kampione në këtë sport.